E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbytet në kovën me uji, fëmija 10-muajsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Fëmija me inicialet O. S, vetëm 10-muajsh është mbytur në një kovë me ujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kullë, në Sukth të Durrësit, kur familjarët kanë gjetur të pajetë në oborrin e shtëpisë së tyre vogëlushin 10-muajsh.

Mësohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale, pasi ai ka rrëshkitur në një kovë me ujë dhe ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›