Durrës, merr flakë anija greke me naftë
Durrës- Një anije ka marre flake sot në portin e Durrësit. Lajmi mësohet nga forcat zjarrfikëse që gjenden tani në vendin e ngjarjes. “Anija greke Anastas 1” ishte ankoruar dje në port dhe kishte nisur shkarkimin e ngarkesës. Ajo kishte sjellë 1000 ton karburant ne port.
Ngjarja
Rreth orës 10. 30 të paradites së sotme është konstatuar një zjarr në sallën e motorrëve të cisternës së naftës “Aastasia 1”, anije greke që sillte naftë në Shqipëri për llogari të firmës Braka Oil. Zjarri është shuar në kohë duke shmangur një katastrofë, pasi ajo ishte e mbushur me naftë dhe për më tepër gjendej në mes të anijeve të tjera në port. Mësohet se vetëm një çerek e sasisë së naftës ishte shkarkuar. Ajo kishte ardhur nga Greqia me një ngarkesë prej një mijë ton nafte.
Zjarri u shua nga dy zjarrëfikëset e reja të Portit të Durrësit për rreth 1 orë nga momenti i nisjes. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dy janë shkaqet e zjarrit. Pakujdesia e ekuipazhit dhe ankorimi i gabuar. Marinarët thonë se anija nuk ishte në kalatën e duhur sepse ka vend të posaçëm ku shkarkohet nafta në port”.
Ky është rasti i dytë që kjo anije përfshihet nga flakët, rasti i parë u shënua 2 muaj më parë kur ajo u përfshi nga flakët në det të hapur.