E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2008, asnjë kallezim për korrupsion

Urgjenca policore në Tiranë duket se ka dalë nga kriza e mosbesimit. Me kalimin e viteve, numri i telefonatave
denoncuese është rritur në sallën operative, megjithatë, ende ka mangësi.

Pikërisht gjatë këtij viti që jemi, pavarësisht se sipas shifrave shqiptarët "spiunojnë" dy herë më shumë, nuk është regjistruar asnjë kallëzim për korrupsion.

Pavarësisht fushatës antikorrupsion, e numrave të vënë në dispozicion për këtë vepër penale, shqiptarët nuk kanë besim të marrin në polici dhe të denoncojnë raste të tilla.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2008, nuk ka pasur asnjë telefonatë për denoncim korrupsioni ndaj punonjësve të policisë, apo edhe të tjerëve, në numrin e telefonit të Sallës së Drejtimit dhe Koordinimit, të vendosur për këtë qëllim apo edhe në numrat e tjerë të telefonit, që janë në sallë. Megjithatë, policia deklaron se gjatë këtij viti, janë dyfishuar shifrat.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›