E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, 60 milionë euro për institucionet kryesore

Komisioni Evropian ka miratuar Programin Kombëtar për Shqipërinë në kuadër të Komponentit të Asistencës për
Tranzicionin dhe Ndërtimin e Institucioneve të IPA për 2008-ën. Sipas zyrës së shtypit të KE-së në Tiranë, ky program do të sigurojë një financim maksimal prej 60.917.000 euro për të mbështetur vendin në progresin e tij në reformat kyce.

Programi përbëhet nga 24 projekte, të cilat mbështesin procesin e reformave politike dhe ekonomike të Shqipërisë, si edhe përafrimin e vendit me standardet e BE-së. Projektet në fushën politike përfshijnë fuqizimin e kapacitetit administrativ të Shqipërisë, ndërtimin e institucioneve të përmirësuara penitenciare dhe paraburgimi, modernizimin e procedurave doganore, si edhe luftën kundër korrupsionit.

Në fushën ekonomike, programi mbështet sistemin e arsimit dhe trajnimit profesional, përmirësimin e rrugëve dytësore dhe lokale, si edhe nxitjen e rajonit kufitar të Kukësit. Për më tepër, parashikohet financim edhe në mbështetje të sektorit bregdetar të Shqipërisë, për përmirësimin e mbrojtjes publike nga sëmundjet
e transmetueshme nga kafshët, për një sistem meteorologjik kombëtar të përforcuar, një sistem monitorimi mjedisi të përmirësuar, si edhe për një projekt që synon përmirësimin e rrjetit të autostradave në Shqipëri.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›