Durrës, mikpritësit e filmave të festivalit ndërkombëtar
DURRES- Amfiteatri i Durrësit do të jetë arena kryesore e projektimit të filmave gjatë Edicionit të katërt të Festivalit ndërkombëtar të Filmit, por pjesa më e madhe e filmave në konkurim do të shfaqen në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu", si dhe në auditorin e Qendrës kulturore të fëmijëve në qytetin bregdetar.
Anila Varfi, drejtore e këtij Fesivali, tha sot se në mjediset e Amfiteatrit ka nisur puna për ngritjen e ekranit të madh përballë të cilit vetëm në mbrëmjen konkuruese do të ketë 800 të ftuar. Projektimi i filmave në formatin 35 mm, sipas Varfit, do të realizohet nga studio hollandeze OLB Netherland, partnere teknike të edicioneve të fundit të festivalit.
Bashkia është përkujdesur edhe për pamjen e qendrës së qytetit, i cili do të presë në javën e fundit të muajit gusht disa nga personalitetet më të mëdha të botës së filmit.
Frensis Ford Coppola, regjisori hollivudian që u bë i njohur në vendin tonë në mesin e viteve 1970 me filmin "Kumbari", ka vendosur të qëndrojë 48 orë në Durrës, duke i dyfishuar mundësitë e njerëzve të artit dhe fansave të tij për t'u përshëndetur me të. Mjeshtri i ekranit, Coppola, do të prezantojë më 1 dhe 2 shtator filmat e tij "Rini pa rini" dhe "Tetro", prodhime të viteve 2007 dhe 2009, të cilat shfaqen në kuadër të njohjes me kinemanë amerikane. Varfi shton se pasditen e 31 gushtit regjisori amerikan do të zhvillojë një seancë pyetje-përgjigjesh prej 90 minutash me artistë të rinj dhe me gazetarë në teatrin "Aleksandër Moisiu".
Në ditët e filmit nuk do të mungojnë edhe personalitete të tjera botërore të filmit. Producenti Ian Harlan do të prezantojë filmin "Artificial intelligence" të regjisorit të madh Steven Spelberg; regjisori i shquar çek Jiri Menzel do të jetë kryetar i jurisë në seksionin "Botë ballkanike", ku do të shfaqen 7 filma nga gadishulli ynë, ndërsa mes emrave të jurisë që do të vendosë për filmin që meriton "Gladiatorin e artë" do të jenë edhe regjisori polak Krysztof Zanussi, Lech Majeëski dhe aktori Rade Sebedzija.
Klaudia Kardinale, surpriza tjetër e këtij edicioni, do të prezantojë në festival dy filma, në të cilët ka intepretuar nën drejtimin e mjeshtrit Federico Fellini dhe regjisorit turk Ali Ilhan. Ylli i kinemasë italiane që u bë shumë e njohur në vendin tonë në filmin "Libera, e dashura ime", përkrah aktorit kosovar Bekim Fehmiu, do të ulë edhe siparin e edicionit të katërt të Festivalit të Filmit, i cili tashmë po shndërrohet në traditë në qytetin bregdetar të Durrësit.
(d.b/BalkanWeb)