Durres, motorcikletapërplaset me mjetinnjë i vdekur
DURRES- Aksident në qytetin e Durrësit me pasojë një të vdekur. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm një motorcikletë është përplasur me një mjet dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motorcikletës. Viktima është identifikuar si Klodian Jaupi. Mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit Ilir Koka.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)