E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, ndalohen 2 vëllezër, janë dënuar në Itali me 20 vjet burg secili

DURRËS - Forcat e policisë ndaluan mbrëmjen e kaluar dy vëllezër nga fshatrat e Durrësit, të cilët ishin dënuar me nga 20 vjet heqje lirie në Itali për vepra të rënda penale.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se Klodjan Dedja, 36 vjeç dhe Adriatik Dedja, 40 vjeç, vëllezër, me banim në komunën Xhafzotaj, janë ndaluar pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata e Milanos (Itali) në korrik të vitit 2010.

Vëllezërit Dedja ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishin dënuar nga drejtësia italiane me të njëjtën masë dënimi secili, 20 vjet e një muaj burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.

Gjatë ditës së djeshme policia e Durrësit ka njoftuar edhe ndalimin e tre personave të tjerë, me banim në qytetin bregdetar, të cilët ishin dënuar në Itali me 66 vjet burgim gjithsej për të njëjtat vepra penale.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›