Ivanoviç: Serbia nuk përjashton dialogun për veriun
BEOGRAD - Sekretari i Ministrisë për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç nuk përjashton mundësinë që zgjidhja e afruar nga “Plani Ahtisaari” të jetë një zgjidhje e mundshme për veriun e Kosovës.
Në një interviste për “Kohën Ditore”, Ivanoviç deklaron se çdo zgjidhje për veriun do të pranohet vetëm me pajtimin e Beogradit.
“Dyshoj që iniciativat e njëanshme nuk mund të pranohen. Rruga e vetme për zgjidhjen është dialogu, por versioni përfundimtar i marrëveshjes duhet të vijë nga Beogradi”- deklaroi ai.
Ivanoviç shprehet gjithashtu se është vështirë të besohet se adresimi i çështjes së veriut të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, ashtu sikurse kanë paralajmëruar diplomatët e huaj.
“Çështja e veriut është një çështje e hapur, dhe ajo do jetë në rend të ditës vetëm atëherë kur dy palët të jenë të gatshme”- thekson Ivanoviç.
(er.nu/BalkanWeb)