E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ndalohet për armëmbajtje pa leje Ledian Ruçi

Përfshihet në një tjetër skandal djali i deputetit të Partisë Socialiste, Ledian Ruçi. Mbrëmjen e djeshme i biri i Gramoz Ruci është ndaluar nga policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje. Sipas uniformave blu arma e gjetur pa leje në makinën e Ledian Ruçit ka qenë një pushkë sportive, pa leje dhe pa dokumentacion shoqërues për përdorimin e saj. Ruçi udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tiranës me një mjet tip “Tuareg”, në shoqërinë e dy personave të tjerë, në të cilin u gjet një pushkë sportive pa leje dhe një pale dylbi. Mësohet se bashkë me Ledio Ruçin janë shoqëruar edhe shtetasit Lori Kellolli, 21 vjeç dhe Enel Malaj, 19 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›