Gazeta greke: Të gjithë fqinjët kundër Gruevskit, madje edhe Shqipëria
Greqi- Të gjithë fqinjët kundër Gruevskit, madje edhe Shqipëria është e pakënaqur me veprimet e tij. Kështu shkruan sot gazeta greke Protothema lidhur me note-protestën që sipas saj Tirana zyrtare do ti nisë Maqedonisë.
“Përpjekjet e Gruevskit për të promovuar të ashtuquajturën Alexandrismo, duke vendosur statujën e Aleksandrit të Madh në Shkup, harqe për të përmendur fitoret që nuk ekzistojnë dhe një seri të politikave që shtrembërojnë realitetin shkakton reagime jo vetëm nga Greqia, por edhe nga Shqipëria”- shkruhen sot në gazetën greke.
Sipas gazetës greke Shqipëria është e pakënaqur me veprimet e qeverisë maqedonase, siç është përmbatja e shkrimit në harkun Porta e Maqedonisë”. Ku jepet “Maqedonia e Madhe” duke aneksuar edhe Prespën e Vogël që është pjesë e territorit shqiptar.
Gazeta greke shton se në letrën e Tiranës zyrtare do të shpaloset edhe ankesa për heqjen e gjuhës shqipe nga Aeroporti i Shkupit.
Shkrime të tjera me interes:
- Kriza greke “gjunjëzon” mediat Greqi- Kriza greke po prek edhe gazetarinë në Greqi. Mesohet...
- Taksat e larta, skafet greke “preferojnë” flamurin shqiptar Greqi- Vendosja e flamurit shqiptar në skafet greke po përhapet...
- Shqipëria, edhe pas 20 vjetësh në udhëkryq Tiranë - Ambasadori amerikan në Tiranë, duke folur në një...