E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, asteroidi me përmasat e një autobusi “prek” Tokën

Një asteroid me përmasat e një autobusi i është afruar në një largësi shumë të vogël, Tokës. Ky lajm bëhet i ditur nga ekspertët e Qendrës së Planetit të Vogël, një organizatë që gjurmon objektet e sistemit diellor. Por ato kanë nënvizuar se ata nuk po japin alarmin për një sulm ndaj Tokës. Kjo është një psherëtimë lehtësimi për të gjithë ata që i tremben një sulmi ndaj Tokës, që në këtë rast do të përcillte dëme të mëdha. Asteroidi, i quajtur "2012 BX34", ka një madhësi prej gjashtë dhe 19 metra në diametër. Gareth Ëilliams, drejtor i asociuar i organizatës që është me seli në Shtetet e Bashkuara, deklaroi se objekti u shfaq papritmas dje në fushën vizuale të një teleskopi në Arizona dhe është afruar në një distancë prej 60.000 kilometra nga Toka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›