Prodhuesit e bukës: Të shmangen abuzimet me peshën
TIRANË- Prodhuesit e bukës i kërkojnë Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të bëjnë standardizimin për këtë produkt të rëndësishëm. Sipas tyre, standardizimi do sjellë shmangien e abuzimeve me peshën e bukës, kurse çmimi do jetë i liberalizuat dhe i përcaktuar nga tregu.
“Kjo do të rregullonte abuzimin nga prodhues të cilët me të drejtë akuzohen se abuzojnë me peshën. Qytetari do kishte të qartë peshën e qartë të bukës, ndërsa çmimi në varësi të saj”, tha Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Gëzim Peshkepia,
Për të ruajtur konkurrencën e ndershme në këtë treg ka ndërhyrë edhe Autoriteti i Konkurencës, nëpërmjet gjobave që ka vendosur herë pas herë, por megjithëkëtë informaliteti në këtë sektor mbetet tepër i lartë.
“Mund të kërkohet një hapësirë ligjore që t’i jepet mundësi institucioneve, këtu hyn edhe Bashkia për të kontrolluar në ambientet familjare për këto prodhues buke”, tha më tej Peshkepia.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)