E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber luanin me cifte vritet 17-vjecari

DIBR - Nje e shtene cifteje i ka marre jeten nje adoleshenti 17-vjecar ne nje fshat te Dibres ne oret e mesdites se djeshme. Ngjarja e rende sipas burimeve policore ndodhi ne fshatin Kall te komunes Sllove rreth ores 1330 ku ka gjetur vdekjen shtetasi 17-vjecar D.L banues i ketij fshati.


Vrasja i eshte njoftuar menjehere inspektorit te policise se zones ndersa me pas per ne fshat jane nisur uniformat blu te komisariatit Peshkopi si dhe grupi hetimor ku eshte bere dhe arrestimi i autorit te kesaj vrasjeje. Hetimet e para kane nxjerre te dyshuar si autor te kesaj vrasjeje 18-vjecarin A.Halili nga i njejti fshat me viktimen ndaj dhe eshte prangosur.


Mesohet se nga pyetjet e bera dhe keqyrja e vendit te ngjarjes autori dhe viktima kishin dale per gjah ne mal. Ne nje moment ata kane qene duke luajtur cifte dhe ajo eshte shkrepur ne drejtim te 17-vjecarit por sipas pohimeve te nxjerra ne polici nga pakujdesia dhe pa dashjen e 18-vjecarit te arrestuar.


Te shtenen e ka degjuar dhe nje fshatar aty afer dhe ai ka shkuar menjehere ne vendngjarje. Autori i dyshuar ka shpjeguar se nuk dinte qe ne cifte kishte fisheke ndaj e ka terhequr kembezen e armes se gjahut per loje por pikerisht kjo ka rezultuar fatale per fqinjin e tij 17-vjecar i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme nga plaga qe ka marre ne afersi.


Policia ka sekuestruar dhe armen e krimit dhe po heton gjithe rrethanat e ngjarjes se rende per te arritur ne perfundimin nese vrasja ka qene thjesht nga pakujdesia ndaj per kete po merren ne pyetje dhe te aferm te dy adoleshenteve si dhe zoteruesi i armes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›