Durres, ne fund te vitit zbatimi i projektit te qendres

Kryebashkiaku i Qytetit, Vangjush Dako tregon se zbatimi i projektit do te perfundoje ne fund te ketij viti.
Nje studio italiane fitoi te drejten e realizimit te projektit ne nje konkurs nderkombetar pak dite me pare. Projektideja e paraqitur nga kjo studio parashikon ndryshime te konsiderueshme ne kete shesh, duke nisur gjelberimin në anën lindore si një vend pushimi i ndarë nga rruga e automjeteve, në pjesën perëndimore një shëtitore ne raport me sheshin e xhamisë duke e ngritur nivelin e ketij sheshi.
Ndërkaq në pjesën midis Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës ky projekt parashikon një park. Gjithashtu ky projekt krijon edhe lehtësira për trafikun pasi e kufizon atë pjesërisht në pjesën përpara xhamisë dhe e lehtëson atë në një rrugë të re përballë xhamisë dhe prefekturës.