E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet shqiptare. Akuzohet për prostitucion

Një shqiptar 37 vjecar është arrestuar pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve si dhe akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Viktima kishte denoncuar shqiptarin në polici. 

ROME- Karabinerët e kryeqytetit italian Romë, kanë ndaluar një emigrant shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje, plagosje, shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje.
37 vjecari është denoncuar në polici nga gruaja me të cilën bashkëjetonte. Sipas dëshmisë së saj 37 vjecari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte ushtruar dhunë dhe e kishte detyruar të ushtronte prostitucion. E reja është shtruar në spital për të marrë mjekimin e duhur për plagët e shkaktuara nga dhuna e 37 vjecarit.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›