E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster, familja që jeton në skamje

Një histori e skamjes dhe vuajtjes njerëzore vjen nga Gjirokastra. 8 anëtarë të një familje jetojnë në kushte tejet të vështira, ku streha e vetme që kanë mundur të sigurojnë është godina që dikur shërbente si banjo publike. 

GJIROKASTER- Prej vitesh familja Muharremi e ardhur në qytetin e gurtë nga fshatrat e tij jep alarmin SOS. 8 anëtarë të kësaj familje nuk kanë se ku të strehohen tjetër. Banjot e dikurshme publike janë e vetmja strehë që njohin, ndërsa kushtet e jetesës nuk kanë koment. I vetmi burim të ardhurash janë hekurishet për të cilat rropaten ti mbledhin nëpër objektet e brakstisura, si dhe një rrogë prej 10 mijë lekësh nga kreu i kësaj familjeje.

Katër fëmijët e Mirelës nuk mund të shkojnë në shkollë ,veshjet e mjetet shkollore mungojnë duke lënë analfabetë vogëlushët Muharemi. Si të mos mjaftonin kushtet e skamjes familja Muharremi vuan edhe mungesën 1 vjeçare të dritave si shkak i mospagimit të faturave.

Shtëpia e mbuluar me plasmase dhe me mobilje të vjetra është strëheza e krijuar për tetë personat që mbijetojnë ndaj mjerimit dita ditës. Asnjë ndihmë nuk është ofuar për këtë familje që si shumë të tjera në vend përballen me vështirësitë pa fund.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›