Krisht ne 600m2 mozaik

Dekorimi i kupoles se katedrales ortodokse ne qender te Tiranes eshte nje ndermarrje madheshtore me vlere liturgjike edhe artistike. Portreti i Krishtit Pantokrator dhe 12 kumbonat qiellore po realizohet nga artistet Josif dhe Liljana Droboniku
Nuk eshte kupole shume e thelle. shte cik me pak se gjysma e nje sfere. Ka nje lloj avantazhi kjo per punen tone.
Kupola nga ana e arkitektures eshte e ndare ne nje rreth tjeter ne mes ku eshte momenti me kulminant me emocional ku perfaqesohet Krishti Pantokrator i cili tradicionalisht ka kete lloj gjesti qe ne njeren dore mban Ungjillin dhe me doren tjeter bekon ne emer te Atit Birit dhe Shpirtit te shenjte.
Ne pikturen bizantine ka disa rregulla qe jane strikte sepse keto shenja teologjike jane te pandryshueshme. Ashtu si edhe ngjyrat.
Fustani i kuq dhe manteli blu i Krishtit. Ato kane nje shpjegim. E kuqja eshte simboli hyjnor kurse bluja eshte shenje e tokes e jetes dhe eshte e veshur me njerzillek. Ai vjen nga lart dhe eshte i veshur me tokesoren. E kunderta eshte me Shen Merine. Ajo eshte tokesore dhe eshte e veshur me te kuqe.
shte zeri i Josif Drobonikut ndersa dora e tij pershkon tiparet e Krishtit gjykates ne permasat e zvogeluara te portretit qe shume shpejt bashke me kumbonat e kaltra qiellore duhet te mbuloje 600m2 te kupoles se katedrales ortodokse e ndertuar ne Tirane.
shte dekori qendror i saj dhe vepra me e madhe ne Shqiperi e punuar ne tekniken e mozaikut. Jemi ne laboratorin e katit perdhes te kishes ku eshte realizuar gjysma e punes. Figura nuk mund te dekonspirohet me perpara.
Disa burra gra dhe te rinj 16 gjithsej me gjithe familjen Droboniku Josifin dhe Liljanen dhe vajzat e tyre Mirlinda dhe Alba po punojne aktualisht me ngjitjen e gureve te kalter - guret qe prej disa shekujsh behen ne menyre artizanale vijne nga Venecia - dhe nuancave qe shkojne nga bluja ne te bardhe.
Me keto po realizohen 12 kumbonat qe disa i quajne qiellore e qe rrethojne portretin e Krishtit. Kjo ide u pelqye nga te gjithe si origjinale dhe moderne si pjese e frymes se nje stili neobizantin ne projektin e Drobonikeve.
Mendohet kjo e re ta kete bere fitues projektin e tyre ne konkurrim me artiste greke dhe shqiptare per dekorimin e kupoles qe u shpall fitues ne pranvere 2010 dhe mendohet te zbulohet vitin e ardhshem.
Propozimi i tyre sic thote Josifi koincidoi me nje ide qe kishin kryepeshkopi Janullatos edhe arkitekti. Dhe si duket u be nje kombinim. Ne vete jemi cuditur nga kjo kerkese. Ketu kemi nje bashkim te tradites me modernen. Te jete nje salle e madhe pa xhepa shume pa formuar ate kryqin e gjate. Ketu duhej nje mendje e avancuar nje mendjehapur.
Liljana shton se nevoja per moderim vjen nga arkitektura moderne e kishes. Vete koncepti i Janullatosit ka kaluar cdo kufi te pikepamjes se hapjes te kanuneve. shte komplet nje kthese. Gruaja qe ka ndjekur hap pas hapi Drobonikun i ka dhene pervojne e saj ne fushen e tekstilit puneve te perbashketa ne dy dekada shton Rast si ky i katedrales nuk te vjen me.
Per nga rendesia si katedrale dhe se eshte Tirana qyteti yt. Nuk kam gjetur akoma fjalet per te pershkruar kete punen tone ketu.
Objekti qe po i vjen Tiranes ndane hapesires se zones historike e qe krijon nje trekendesh me Xhamine e Ethem Beut dhe Muzeun Historik Kombetar e tejkalon cdo mbyllje.
Me shaka per te konkretizuar dimensionet supernatyrale te portretit te Jezu Krishtit i krahason bebezat e syve me diskun e pjates se kafese.
Dimensioni dhe sugjestioni nuk eshte vetem nje raport madhesish po edhe shprehish e simbolikash.
Ne portretin leter qe pame ne studio dallon ndermjet vetullave te Krishtit nje sfere nen lekure qe ngrihet fare pak aty ku depresiveve iu krijohet omega. Ja per shembull kjo qender e barres se arsyes hyjnore ne cmenyre do te percillet ne dimensionet e medha Ajo qe do te transmetoje eshte meraku yne pikerisht per te evidentuar mendimtarin. Aty finalizohet cdo gje thote autori. E quajme autori sepse elemente si ky qe permendem hyn tek interpretimet qe i ben nje artist kanoneve te artit bizantin.
Veshtiresia teknike eshte nje ane tjeter. Vetem per montimin e skelave u desh nje muaj. Ajo e kaltra po na ha jashtezakonisht kohe sepse cdo pune qe behet eshte nje eksperience e re kurse ketu kalojne te gjitha parametrat e shkolles eksperiences. Te punosh ne tavoline fytyren e Krishtit ku tiparet jane te medha dhe nuk arrin ti kesh nen kontroll eshte e veshtire.
Duhet te kesh nje intuite por ka nje kufi edhe intuita.
Keto permasa shkaktojne fuqine qe rrezaton ky dimension i figures i Krishti Pantokrator i vetmi i gjithepushtetshem. Nje portret qe eshte nje forme vetvete.
Fytyra dhe duart po punohet ne Itali sepse atje eshte laboratori qe kane ngritur Drobinket ne Lungro ku jane dhe rezidente.
Shume afer katedrales ndodhet nje objekt tjeter ku ju Droboniku ka punuar. shte mozaiku i Muzeut Historik Kombetar ndaj te cilit keto kohe u mbajten qendrime te ndryshme eshte sugjeruar qe te hiqet. Nje veper me kanone te tjera nga te artit ortodoks por prape brenda kanoneve.
Arti bizantin ka kaononet e veta nderhyn me nje butesi te fshehur Liljana se sidoqofte nuk eshte nje pikture moderne realiste. Por brenda ekzekutimit ke lirine tende qe mund te jete nje liri interpretative.
Josifi eshte i prere ne komentet. Ai e ka nje shpjegim per krahasimin ne fjale arti i realizmit socialist dhe arti bizantin njeri kapitull i mbyllur e tjetri ne zenitin e punes se tij krijuese. do shprehje eshte nje ikone.
Kur ky imazh behet ne nje vend te caktuar kur ajo do shfrytezohet per sherbime fetare atehere ti do respektosh ca rregulla. Kur ti ke kaluar pragun qe do te besh kete pune bashke me pranimin e kesaj pune eshte dhe liria. Ketu shton me nje ton qe kerkon te pak me shume vemendje ndaj vepres se artit per te mos i barazuar punet po fundja edhe njerezit qe i bejne ato. Shiko nuk jane dy ikona njelloj.
Sepse eshte edhe zanat kjo pune nuk thjesht art arti bizantin. Nuk eshte aq konservator ky art. Onufri per shembull jo vetem nuk eshte konservator por eshte edhe sot shume modern. shte i paarritshem. Keshtu e reja ose liria tek nje qe punon me mozaikun bizantin dhe me nje ikone bizantine eshte tek ekzekutimi konkret ne momentin qe e realizon ate.
Liria fillon me keto rregulla. Une me te lire e ndjej veten te kjo qe po bej ketu. Droboniku ben me shenje pa e kthyer koken ne drejtim te Muzeut Historik Kombetar per te cilin me 1981 bashke me 4 autore punonte per Mozaikun Shqiperia.
Mozaiku
Josif Droboniku eshte nje nga pese autoret e Mozaikut ne qender te Tiranes bashke me artistet Anastas Kostandini Aleksander Filipi Agim Nebiu dhe Vilson Kilica.
Ai nuk eshte shprehur asnjehere per fatin e kesaj vepre per qendrimet dhe aktet ne tentative ndaj tij.
Sot si e shikoni ajo perfaqeson ate epoke dhe jane gjera qe nuk duhen hedhur poshte. Vepra nuk u be me vullnetin tone dhe pavaresisht se ka ate tema per mua nuk duhej te hiqej as ylli. Keto jane veprime jo thjesht te politizuara por te papjekura. Ku fillon papjekuria Nuk mund te japesh urdher te futesh ne nje veper arti. Normat u shkelen deri sa nuk u pyeten autoret.
Akoma sot nuk kane vdekur keta njerez dhe as jane arratisur. E keqja me e madhe eshte qe nje bashkautor e hoqi yllin. Ai nuk pyeti dhe nuk besoj se e cuan te lidhur per te bere ate akt. Une vete nuk do ta beja. Prandaj te mos shajme institucionet dhe as politikanet.
Ikonografi
Josif Droboniku u lind ne Fier me 1952. Ndoqi liceun artistik dhe Institutin e Larte te Arteve ne Tirane ne degen e Piktures Monumentale. Mozaiket dhe afresket e tij i gjen ne Muzeun Historik Kombetar dhe Pallatet e Kultures ne Tirane Lushnje dhe Peshkopi.
Emigroi ne nentor 1990 ne Itali u vendos ne Lungro te Kalabrise ku ne 20 vitet e ardhshme do te merrej me realizimin ne teknikat e piktures murale dhe ikonografise nga Roma deri ne Sicili ne kishat arbereshe. Ne kuptimin simbolik thone ai ka gjetur Ameriken shton per veten Josifi.
Droboniket e nisen nga zero. Me rendesi ishte ekspozita qe i prezantoi me 1991 ne zonen e Kalabrise. Ishte nje ekspozite pikture edhe aplikacione ne qendisje. Ishte kufiri ku u nda kontributi i nje pune qe kishin bere ne Shqiperi me kontributin ne vazhdim me pikturen e artit bizantin nga piktura socialiste ne nje stil bizantin qe nuk e kishin studiuar vecse perciptas.
Ndoshta kjo lidhje me fene mund te kete ardhur gradualisht. Futja brenda shpirterisht ka ardhur me vone ne vite tregojne Jofisi dhe Liljana.
Arritjet e Drobonikeve
Dekorimi i kupoles se katedrales se Shen Kollit ne Lungro ku eshte edhe selia e peshkopit e Kalabrise. Ne dhjete vjet jane kthyer dhe rikthyer per te realizuar 300m2 mozaik kompozime me shkalle veshtiresie si Gjyqi i perbotshem 90 m2 me 65 figura.
Jane me dhjetera mozaiket afresket dhe ikonat ne kishat e vendeve arbereshe ne Kalabri te San Kozimos San Giorgios Kantinelles ne kisha te Apulias Sicilise Napolit e Romes. Na ndodh qe ne kthehemi here pas here. Kisha nuk mbaron asnjehere. Jane te destinuara qe gjithe muret te jene te mbushura me dekoracion.
Kur Josifi lexon me nje ze te shtruar e te ulet nje me nje simbolet e Gjyqit te Perbotshem nepermjet nje fotoje te mozaikut qe ka realizuar ne Lungro mendon se pasioni i madh nuk ka vetem formen e perbindshme qe ia merr frymen tjetrit duke dale me mundim prej tij. Ka edhe formen e nje rryme qe hyn dhe ze vend ne trupin e njeriut dhe e banon ate me dritaret mbyllur dritat fikur qe askush te mos ndjeje zhurme.
Per Onufrin
Sa me shume ti punon ne artin bizantin sa me shume ti ben ikona dhe kur konfrontohesh me Onufrin te duket vetja gjithmone e me i vogel. shte i paarritshem. Ne edhe sot nuk e njohim dhe e studiojme. Ne Tirane sheh makina shume te medhaja qe vlejne sa per pese botime per Onufrin. Por kjo eshte pune mentaliteti. Ne na i kishin futur recetat ne koke dhe smund ta lexonim ndryshe Onufrin.