Kokaina kolumbiane arrest me burg per Vullnet Harizajn

TIRAN- Me kerkese te Prokurorise se Krimeve te Renda togat e zeza te kryesuar nga gjyqtari i vetem i ceshtjes Fran Prendi vendosi izolimin ne qeli me masen e sigurise arrest me burg per 46 vjecarin Vullnet alias Dhimitros Harizaj i dyshuar per akuzen e trafikut te lendes narkotike ne bashkepunim. Akuze kete sipas prokurorise te konsumuar pas porositjes se bere ne Spanje te 10.4 ton vaj palme te perzier me rreth 200 kg kokaine qe eshte sekuestruar ne Belgjike.
Ka qene gjyqtari Prendi i cili degjoi pretendimet e paleve prokurorit Adnan Xholi dhe mbrojtesit ligjor avokatit Ardian Leka dhe vete te dyshuarit Harizaj dhe vendosi izolin ne qeli te 46-vjecarit deri ne perfundim te hetimeve. Por ky vendim sipas avokatit Leka eshte i paligjshem cka sipas tij do te apeloi ceshtjen prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda ne kryeqytet. Sipas avokatit Leka klienti i tij Harizaj nuk ka lidhje me drogen pasi ka porositur ne Spanje vaj palme.
Klienti im nuk ka lidhje me akuzen. Ai ka porositur vaj palme per biznesin e tij te ligjshem ne Shqiperi ne emer te biznesmeneve nga Gjirokastra te cilet i kane kerkuar kete vaj per ceshtje biznesi. Ai nuk ka dijeni per lenden cfare eshte tretur ne vajin e palmes dhe i cili eshte sekuestruar ne Belgjike. Klienti im ka porositur vaj palme dhe autoritet belge i kane sjell uje duke mos njoftuar zyrtarisht me shkresa se vaji i bllokuar eshte perzier me drogen-tha avokati Leka duke kerkuar caktimin e nje mase me te bute sigurie per klientin e tij Harizaj.
Ky i fundit ne fjalen e tij pervec gjeneraliteteve qe i dha gjyqtarit mohoi akuzen e perfshirjes se tij ne nje rrjet te trafikut te droges. Une kam porositur vaj palme ne Spanje te nje miku im dhe jo droge. Nese ka qene droge une ju kerkoj falje dhe do jem i gatshem per drejtesine-tha Harizaj duke shprehur habi per akuzat ndaj tij. Nderkohe nga ana tjeter prokurori i ceshtjes Xholi ne fjalen e tij i kerkoi togave te zeza izolimin e Harizajt ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg duke renditur kronologjine e ceshtjes qe nga regjistrimi i procedimit penal. Sipas prokurorit i dyshuari ka shfrytezuar njohjet me perfaqesuesin e firmes A-E-1 per ti ofruar vaj palme qe te realizonte trafikun e tij.
Kemi dyshime te arsyeshme se i dyshuari e ka ditur llojin e ngarkeses per faktin se ka kembengulur qe biznesmenet nga Gjirokastra te pranojne blerjen e vajit me nje cmim shume te volitshem por me ardhjen e ngarkeses rezultonte qe ai nuk ishte cmim real cka dyshohet se ai ka shfrytezuar emrin e tyre per te kryer trafikun e droges se perzier me vaj palme-tha prokurori duke njoftuar Gjykaten per Krime te Renda per rruget e ndjekura nga shoferi maqedonas qe transportonte vajin e zevendesuar me uje nga autoritetet policore belge.
Vaji palmes sipas akuzes ishte porositur me kembenguljen e Harizajt nga biznesmenet Gjirokastrit por qe sipas policise belge ne 10.4 ton te vajit palme ishte shkrire nje sasi prej 200 kg kokaine. Arrestimi i Harizajt erdhi pasi kamioni i ngarkuar me fuqit e ujit u dorezua ne magazinat e firmes gjirokastrite ku pas shoqerimit te pronareve te kesaj kompanie ata nxorren emrin e 46 vjecarit si personi qe i kishte ofruar per shitje vajin e palmes qe vinte nga Spanja.
Nderkaq sipas prokurorise vaj i palmes ishte ngarkuar ne Kolombi per te shkuar ne Spanje dhe me pas me kontenier ne portin e Belgjikes policia portuale kishte konstatuar duke e sekuestruar sasine prej 10.4 ton vaj palme brenda se ciles ishte shkrire rreth 200 kg kokaine.