Udhëtimi ajror pro-palestinez nuk përbën kërcënim për Izraelin

Reagimi histerik dhe i shpërpjesëtuar në masë ndaj planit “B” të veprimtarëve humanitarë për të kaluar nga lundrimi për në Gaza, te fluturimi për në Gaza, mund të shkaktojë një përplasje, ndonëse jo edhe aq të dhunshme në aeroportin Ben Gurion, shkruan e përditshmja izraelite “Haaretz”.
Qeveria e kryeministrit Beniamin Netanjahu dhe forcat e armatosura izraelite janë kritikuar për gatishmërinë e munguar – për shpërfilljen e shfaqur në mosbërjen me dije të kërcënimeve potenciale, që zakonisht kanë përfundim të hidhur. Kështu, është e rëndë të ankohesh se vendi po bën përgatitje të tepërta.
“Udhëtimi ajror për në Gaza (The Fly-in), pavarësisht një mali me fjalë të stërthëna përgjatë gjithë javës së shkuar, nuk përbën as edhe një lloj kërcënimi për Izraelin. Aq me tepër kur kjo nismë përfshin disa qindra veprimtarë që vijnë nga vende mike; dhe kur këto vende ushtrojnë kontrolle të imta për të gjithë udhëtarët që fluturojnë drejt Izraelit. Kështu, mundësia që ndonjë prej veprimtarëve të jetë i pajisur qoftë edhe me një biçak të vetëm është thuajse e pavend. Qoftë edhe një demonstrim i zhurmshëm në aeroport ku veprimtarët mund të shtrihen në tokë përpara pikave të kontrollit të pasaportave, mund të përbëjë një tronditje të marrëdhënieve publike kundrejt një kërcënimi jo thelbësor ndaj sigurisë së jetës së qytetarëve izraelitë”, shkruan “Haaretz”.
Sipas gazetës izraelite, reagimi i tepruar vjen nga “rrethim-mentaliteti” që është përvijuar gjatë gjithë këtyre dy viteve mes qeverisë Netanjahu dhe fushatës së deligjitimimit të Izraelit në Evropë. Pikat më nevralgjike janë Raporti Goldstone në lidhje me Luftën në Gaza, në vitin 2009, dhe përplasjet me pasojë vdekjen kundrejt flotiljes turke. Nëse qeveria turke, e cila nga ana e saj mbajti një qendrim të ashpër, u shpërfaq si mishërimi i së keqes, nuk do të jetë habi kur edhe veprimtarët evropianë në aeroportin “Ben Gurion” të përshkruhen si një kërcënim i pastër i ditëve të sotme. Kësaj situate mund t’i shtohet edhe ndjenja e panikut dhe konfuzionit që ka kapluar qeverinë e kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu.
Nga ana tjetër, historia e flotiljes detare nuk ka përfunduar ende. Edhe pse veprimtarët humanitarë nga shume vende evropiane kanë në përdorim vetëm dy anije me kapacitete jo të mëdha, një numër goxha veprimtarësh gjenden ende të pranishëm në Greqi, në pritje të gjetjes edhe të një shtegu të ngushtë për të mbërritur në portin e Gazës. /Start - Haaretz/
2011-07-08 08:12