E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, numërimi nuk ka nisur ende në KZAZ-në Nr. 8

Shkak është bërë mungesave në dokumentacionin e përfaqësuesve politikë dhe të vëzhguesve që do të kryejnë dhe do të monitorojnë proçesin. 

Në një prononcim të pak minutave më parë dega lokale e PD, ka njoftuar se vështirësitë janë krijuar për arsye se, Partia Socialiste nuk ka dorëzuar pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bashkinë e Durrësit listën e numëruesve dhe dokumentacionionin përkatës, gjë që është duke sjellë zvarritjen e proçesit.

“Në bazë të Kodit Zgjedhor, forcat politike duhet t’i dorëzojnë listat e numëruesve dhe dokumentacionin e nevojshëm për secilin prej tyre, me qëllim që kur përfundon proçesi i votimit dhe i dorëzimit të kutive të votimit pranë KZAZ-së, proçesi i numërimit të nisë menjëherë”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së lokale. Në bashkinë e Durrësit kanë votuar 31 për qind nga më shumë se 163 mijë zgjedhës të ftuar në votime./Start/
 

                                                                                             2011-05-09 10:47
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›