Aurela Gaçe, pas Evropianit në garën ballkanike
03/06/2011 Festivali i Muzikës Ballkanike mbërrin në edicionin e tij të dytë. Më 4 qershor në sheshin Battenberg në Sofje të Bullgarisë, artistë nga 11 shtete të Ballkanit do të jenë të pranishëm për të prezantuar këngët e tyre të stileve të ndryshme.
Por këtë vit duket se festivali është menduar të jetë edhe më spektakolar. Një orë para fillimit të “Balkan Music Awards” më 4 qershor, në sheshin “Battenberg” do të mbahet një koncert me interpretues të njohur popullorë. Spektakli do të fillojë në orën 20.00 dhe përgjatë një ore hitet më të fundit të Ballkanit do të prezantohen në skenë. Shikuesit në ekranin e gjerë do të jenë në gjendje të vëzhgojnë prurjet e fituesve të këtij viti. Ata do të shoqërohen nga hoteli ku qëndrojnë përgjatë Tsarigradsko Chausse në një varg makinash zyrtare. 20 limuzina do të transportojnë yjet e 2010-ës që shikuesit e Balkanika Music Television kanë përzgjedhur. Për një mbulim më të mirë të gjithë procesit shikuesit në shesh do të kenë mundësinë të shohin një varg figurash të filmuara nga helikopteri. Pasi të kalojnë përgjatë tapetit të kuq performuesit do të shkojnë tek artistët e tyre personalë të make-up-it. Ceremonia zyrtare e çmimeve do të fillojë në orën 21.00.
100 njerëz do të kenë mundësinë të shohin ngjarjen muzikore nga rreshti i parë. Ata do të përzgjidhen nga një lotari pasi t’u përgjigjen pyetjes se kë do të dëshironin të shihnin në skenën e çmimeve në adresën zyrtare të e-mailit të “Balkan Music Awards”.
Pjesëmarrja
Tanimë emrat që do të marrin pjesë në çmimet muzikore të Ballkanit dihen. Disa nga artistët më të suksesshëm të Ballkanit do të jenë bashkë në sheshin “Battenberg” më 4 qershor.
Përveç fituesve të çmimit për Këngën e Ballkanit për çdo shtet, shikuesit do të mund të shohin edhe të tjerë interpretues nga vendet pjesëmarrëse.
Grupi turk i rock-ut “Manga” ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Në 2010, “Manga” u rendit i dyti në konkursin muzikor të Eurovision me këngën “We Could Be The Same”. Ata janë gjithashtu fitues në kategorinë e grupit më të mirë nga MTV.
Rumunët “Radio Killer” do të jenë gjithashtu pjesë e eventit. Hitet e tyre të padiskutueshme “Be Free” dhe “Lonely Heart” i renditën ata të parët në klasifikimet evropiane. Ata do të arrijnë në Bullgari menjëherë pas koncertit të tyre në Moskë.
Joanna dhe Polly Genova janë këngëtarët pop nga Bullgaria që do të performojnë gjithashtu para audiencës shumëmilionëshe. Alicia, Toni Storaro, Emanuela dhe Teodora janë gjithashtu pjesë e spektaklit. Nga Greqia do të mbërrijnë Master Tempo dhe Giorgos Giannias, ndërsa nga Shqipëria do të jetë i pranishëm Flori, i cili do të prezantojë një nga këngët e tij, një duet me Elvana Gjatën. Nga Shqipëria do të interpretojë edhe Aurela Gaçe.
Interpretojnë edhe: Natasa Bekvalac nga Serbia, Colonia nga Kroacia, Emre Aydin nga Turqia, Elena Risteska nga Maqedonia, Rebeka Dremelj nga Sllovenia, Armin Muzaferija nga Bosnja dhe Hercegovina etj. Publiku pret edhe Goran Bregovici, cili do të arrijë me orkestrën e tij për dasma dhe funerale.
Më 4 qershor do të ndahen çmimet për Këngëtarin Mashkull, Këngëtaren Femër, Videon më të Mirë, Grupi ose Dueti më i mirë dhe Projekti Ballkan.
Shqipëria përfaqësohet zyrtarisht në këtë konkurrim me të njëjtën këngëtare që u përfaqësua edhe në Festivalin Evropian të Këngës, Aurela Gaçe, por këtë herë me këngën e saj në bashkëpunim me Dr. Flori dhe Marsel, “Origjinale”.
“Aurela Gaçe është një këngëtare që ka fituar tre herë Festivalin e Këngës dhe që sot jeton në Nju Jork, SHBA. Kënga e saj më e suksesshme “Origjinale” (feat. Dr. Flori & Marsel) ka më shumë se 4.5 milionë shikues në YouTube”, theksohet në faqen zyrtare të “Balkan Music Awards”.
Kënga më e klikuar shqiptare në Youtube ka marrë edhe çmimin “Best Song” në Kosovë. “Origjinale” u shpall në internet më e votuara nga fansat, ndërkohë që ishte përballë këngëve si “Making of” - Flori ft. Fuga; “Mamani nejen” - Elvana Gjata ft Fuga; “Get this” - Greta Koçi etj.
Aurela Gaçe, e cila “zhgënjeu” disi shqiptarët për moskualifikimin e Shqipërisë në gjysmëfinalen e EuroSong, ka qenë në qendër të medies këtë periudhë. Por kjo edhe për jetën e saj personale. Këngëtarja 36-vjeçare është komentuar së shumti për një shtatzëni të mundshme madje citohet se ajo vetë ka pohuar se ishte tremuajshe shtatzënë kur këndoi në skenën evropiane, në Dyseldorf të Gjermanisë.
Këngëtarja e ka pohuar vetë lajmin fillimisht për median greke, ndërsa në profilin e saj në facebook më 14 maj shkruante se ishte shumë e lumtur: “Sepse kam një engjëll brenda qenies sime që po rritet përditë dhe këndoi bashkë me mamin”. Gaçe ka krijuar një lidhje dashurore me Skerdin, menaxherin e saj dhe njëherazi babai i foshnjës. “E doja kaq shumë të vinte kjo ditë, e kërkoja një baba të mirë për fëmijën tim dhe gjeta edhe njeriun që dua, edhe babanë e fëmijës. Jam njeriu më i lumtur, nuk më ndalon dot asgjë tani që Zoti na e fali këtë engjëll”, shkruhej më tej në facebook.
“Balkanika Music Awards” mbahet për të dytin vit, duke sjellë bashkë interpretues, të cilët kanë zhvilluar suksesshëm karrierat e tyre në stile të ndryshme. Vitin e kaluar artistët shqiptarë të përzgjedhur në bazë të votimeve në internet në faqen e festivalit ishin: “Play back” Flori, “E di” Mariza Ikonomi dhe Erik, “Turn u on” Elvana Gjata, “Zemër pa kurdisur”, Soni Malaj, “Si partner i zi”, Genta Ismajli.
Artisti shqiptar Flori Mumajesi me këngën e tij “Play back” u shpall i dyti në listën e më të mirëve të “Balkan Music Awards”. Ndërkohë po një vit më parë, ai prezantoi para publikut edhe një duet të realizuar në shqip dhe në bullgarisht me këngëtaren bullgare, Alisia.
Një vit më parë fituesi i “Balkan Music Award” ishte hiti serb “Ljubavi” (Dashuri”) i kënduar nga Zheljko Joksimoviç.
E nominuara e Nobel-it në Ballkanika
E nominuara për çmimin e paqes “Nobel”, Esma Redzhepova do të jetë po ashtu prezente për Balkan Music Awards. Mbretëresha e muzikës rome Redzhepova është një tjetër yll që do të bëhet pjesë e kësaj mbrëmjeje. Ajo cilësohet si një prej artistëve më të suksesshëm të Ballkanit gjatë të gjithë kohëve. Ajo numëron mbi 8000 koncerte në më shumë se 30 shtete. Është nominuar dy herë për çmimin “Nobel” për punën e saj humanitare. Ajo ka adoptuar 47 fëmijë, duke iu siguruar të gjithëve një edukim të lartë muzikor.