E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, panair për agjencitë imobiliare

Shumë prej firmave të ndërtimit kanë ofruar ulje në masën 10% të çmimeve për apartamente gjatë ditëve të panairit, ndërkohë që ndonëse kriza ka prekur edhe këtë sektor, klientët kanë vërejtur se nuk ka pasur rënie të çmimeve. Në këtë panair kanë marrë pjesë 43 subjekte, prej të cilave 12 janë agjenci imobiliare, 15 janë firma ndërtimi, 3 banka, 7 studio arkitekture dhe pjesa tjetër janë individë që kanë prona në shitje. Të gjitha këto subjekte kanë njohur vizitorët nga Durrësi dhe Tirana në lidhje me shërbimet që ofrojnë në tregun e pronave. Panairi i parë i këtij lloji është vlerësuar si risi në Durrës për të siguruar një informacion ballafaques mes kërkesës dhe ofertës në tregun e pronave. Panairi do të qëndrojë i hapur përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës në vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›