Gjermani, sukses i jashtëzakonshëm i stimulit për makina
Qarqet e politikës ndërkombëtare mbetën të habitur gjatë javëve të fundit nga suksesi i jashtëzakonshëm i skemës gjermane të ndihmës për industrinë e makinave, raporton "Financial Times". Qeveria gjermane miratoi në fillim të këtij viti një ligj që i jepte çdo qytetari 2500 euro për makinën e tij me moshë mbi nëntë vjet, në këmbim të blerjes së një makine të re. Skema ishte aq popullore, sa 1.2 milionë njerëz kanë plotësuar tashmë kërkesën për ta përfituar këtë bonus, dyfishi i asaj që priste qeveria. Për pasojë, Berlini u detyrua të trefishojë shumën e vendosur në dispozicion për bonusin për makinë në 5 miliardë euro.
Skema ofroi një frymëmarrje të jashtëzakonshme për industrinë e makinave në vendin ku një në shtatë vende pune sigurohen nga kjo industri. Shitjet e makinave u rritën me 12 për qind në shkurt. Kryeministri britanik, Gordon Brown, ishte aq i habitur nga suksesi, sa u interesua të informohej më me hollësi.
Prodhuesit e makinave ekonomike në të gjithë Evropën u kthyen në biznes me forcë, si pasojë e bumit të papritur të ofruar nga Gjermania. Kompania rumune "Dacia", e cila prodhon makina që kushtojnë vetëm 5 mijë euro, eksportoi drejt Gjermanisë gjatë tre muajve të parë të këtij viti, më shumë nga sa kishte eksportuar gjatë të gjithë vitit 2008. "Skoda" shiti 11 mijë makina në shkurt dhe i ktheu punëtorët të gjithë në punë. "Hyundai", e cila ka një fabrikë në Republikën Çeke, njoftoi se kishte shitur vetëm 20 makina në janar, por shiti edhe 2 mijë të tilla në shkurt. Ajo njoftoi gjithashtu punësime shtesë.