Njëmijë ndërtues, kundër Olldashit
Ndërtuesit nuk po gjejnë paqe. Bllokimi i lejeve, zbatimi i ligjeve fiskale dhe së fundmi kriteret e tjera për të marrë licencën e aktivitetit, e kanë futur sektorin e ndërtimit në krizë të thellë. Mbledhjet radhazi të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, duke i bërë thirrje qeverisë për më shumë bashkëpunim nuk po gjejnë konsensus, kurse kërkesat e vazhdueshme për më shumë lehtësi fiskale nuk kanë marrë zgjidhje. Në morinë e këtyre problemeve, 1 mijë shoqëri ndërtimi nuk kanë marrë licencën për të ushtruar aktivitetin në 2009, duke rrezikuar daljen nga puna të rreth 5 mijë vetëve. Shkaku është bërë vendimi i qeverisë për kategorizimin e shoqërive të ndërtimit, të cilat duhet të marrin pjesë në punët publike sipas kapacitetit real të tyre. Vetë ndërtuesit e kanë pranuar rregulloren e re, me qëllimin se "pastron" nga tregu firmat fantazmë. Por zbatimi i vendimit të qeverisë nuk po kryhet në kushte të barabarta duke diskriminuar firma të ndryshme dhe duke i lehtësuar ato që kanë lidhje me pushtetin. Të gjitha këtë qëndrime janë shprehur dje nga Shoqata e Ndërtuesve, e cila zhvilloi një konferencë për shtyp, duke lëshuar sinjalin e radhës.
Licencat
Vendimi i ri qeverisë i kategorizon firmat e ndërtimit në bazë të punëve të kryera në katër vitet e fundit. Në fillim, qeveria propozoi një afat tre vjet, por ndërtuesit sugjeruan rritjen me një vit tjetër. Pavarësisht afatit të zgjatur, një pjesë e mirë e ndërtuesve nuk mund të marrin licencë, për arsye të ndryshme, që vetë shoqata i cilëson të logjikshme. "Rreth 1000 kompani ndërtimi nuk kanë mundur të marrin licencë për kategorinë e punëve që ato kryejnë për shkak të konfuzionit me rregulloren e licencimit të miratuar nga MPPTT. E hartuar për të vënë rregull në kompanitë e ndërtimit, rregullorja e ka prishur këtë duke krijuar konfuzion", tha dje nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve-SHNSH, Ilir Hebovija. Projekti fillestar kishte parashikuar tre vitet e fundit, por me insistimin publik të SHNSH ky afat u shty në katër vite eksperience si bazë për të marrë licencën. Ndërtuesit e kanë kundërshtuar që në fillim këtë praktikë, sepse do të penalizoheshin kompani që për arsye të ndryshme nuk kanë kryer aktivitet në katër vitet e fundit. Sipas tyre, sot ka kompani që ushtrojnë aktivitet prej më shumë se 10 vitesh në vend dhe klasifikohen me këtë rregullore si të nivelit A (fillestare). "Zhvlerësimi i kompanive na bën të dyshojmë për qëllime klienteliste për të marrë në mbrojtje kompani të krijuara rishtazi, por që janë furnizuar me fonde publike në këto katër vitet e fundit", pohon Hebovija. Sipas vendimit, janë shtatë nivele klasifikimi të kompanive sipas vlerave në lekë të punimeve të kryera nga A - G. Ndërtuesit thonë se është e pamundur që në një sektor të tillë si ndërtimi kompani që kanë një eksperiencë minimale, por që janë mbështetur me fonde vitet e fundit të kenë kategorinë F dhe kompani që kanë më shumë se 10 vjet në treg të kenë nivelin A. Kjo, për SHNSH-në, tregon një mungesë serioziteti dhe vlerësimi për investimet e mëdha njerëzore dhe materiale që këto kompani kanë bërë për të ngritur emrin e tyre. Shoqata ankohet se qeveria ka nisur një luftë të palogjikshme ndaj tyre, në një kohë që janë kontribuuesi kryesor i rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto. "Vërejmë re me keqardhje se prej kohësh ekziston tendenca për të penguar kompanitë e ndërtimit në një zhvillim konkurrues dhe transparent duke i vënë pengesa artificiale", tha Hebovija.
Hebovija, nënkryetar i SHNSH-së
Olldashi, ministër i Punëve Publike
Klasifikimi paraprak i shoqërive ndërtimore sipas niveleve për çdo kategori punimesh zbatimi
NIVELI I SHOQËRISË
PËR 4 VITET E FUNDIT
SIPAS VLERAVE NË LEKË TË PUNIMEVE
TË KRYERA PËR ÇDO KATEGORI PUNIMI
A-edhe për herë të parë 0- 20 milionë lekë
B 21- 50 milionë lekë
C 51 - 100 milionë lekë
D 101 - 200 milionë lekë
E 201 - 400 milionë lekë
F 401 - 800 milionë lekë
G mbi 800 milionë lekë
1 euro
Për firmat e ndërtimit që pajisen me licencë profesionale zbatohet tarifa 1 euro për:
Licencë për herë të parë shoqërie Shtesë në licencë (kategori apo rritje të shkallës së klasifikimit)
Zgjatje afati licencë shoqërie Ndryshim dhe shtesë drejtuesi ligjor e teknik Ndryshim i emrit të shoqërisë Nxjerrje të dhëna nga Regjistri Themeltar Dublikatë personave juridikë Rilicencimi