Energjetika prezanton projektet në Sarajevë
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës prezantoi gjatë ditëve të fundit projektet koncesionare të disa hidrocentraleve, si dhe mundësitë që ofron Shqipëria për investime në këtë fushë, në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë. Lajmi bëhet i ditur nga METE. Takimi u organizua nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sekretariati i Energjisë me qendër në Vjenë është një institucion që ka për detyrë të mbikëqyrë dhe nxisë liberalizimin e tregut energjetik në rajonin e Ballkanit. Përballë disa bankave dhe institucioneve të rëndësishme donatore, kompanitë koncesion-marrëse shqiptare si "Verbund" dhe EVN prezantuan projektet e tyre.
Janë disa hidrocentrale të rëndësishme që po ndërtohen aktualisht në Shqipëri, ndërsa disa të tjera janë në fazën e projektimit para fillimit të ndërtimit. Ndërtimi i hidrocentraleve me koncesion është shumë me leverdi për kompanitë e huaja, për shkak se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të blejë energjinë e prodhuar prej tyre përgjatë të gjithë kohës së koncesionit me çmime të leverdishme. Blerja e detyruar e energjisë nga KESH-i, një marrëveshje që shoqëron koncesionet, në fakt bie ndesh me parimin e liberalizimit të tregut. Shqipëria ka potenciale të konsiderueshme hidrike, të cilat mund të shërbejnë për uljen e kostos mesatare të prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri, në rast se përdoren në mënyrë të përshtatshme, thonë ekspertët. Por krijimi i kompanive private të stërmëdha në sektorin e energjisë elektrike sjell edhe rrezikun e krijimit të institucioneve të afta të kontrollojnë qeverinë e brishtë shqiptare, fenomen që është vërejtur sakaq edhe në sektorë të tjerë strategjikë dhe që u kushton xhepave të shqiptarëve qindra milionë euro në vit.
Qëndrimi probiznes i qeverisë shqiptare në fushën e energjisë elektrike konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si një rast unik. Përveç dhënies së koncesioneve me terma bujare, Shqipëria ka miratuar edhe një ligj, që heq të gjitha taksat për prodhimin e energjisë me burime të rinovueshme.