Durrës, përfundon koncerti klasik, “Stinët e Vivaldit”
DURRËS- Netët e muzikës klasike janë finalizuar me “Stinët e Vivaldit” në Durrës. Koncert, i cili u ndoq me shumë interes nga shumë dashamirës të artit në këtë qytet. Për 5 netë me radhë, nën drejtimin e Forian Vlashit, të apasionuarit e muzikës klasike kanë pasur mundësi të ndjekin vepra nga më të mëdhatë e klasikëve botërorë, por edhe vepra të përzgjedhura të autorëve shqiptarë.
“Këto më duken koncerte brenda familjes. Në asnjë skenë të botës nuk e ke këtë sensacion kur je duke luajtur. Të duket sikur e njeh gjithë publikun. Të luash me kolegët e vjetër është një kënaqësi shumë e madhe”, u shpreh Vlashi.
Në shenjë respekti për qytetin e tij të lindjes, Vlashi organizon që nga viti 2003, cdo dy vjet në Durrës veprimtarinë “Netët e muzikës klasike”, si dhuratë për qytetarët durrsakë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)