E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, mblidhen ambasadoret e paqes

Federatat e Paqes Globale ka zgjedhur 52 ambasadore te rinj paqeje nga Shqiperia dhe Ballkani mes personaliteteve te shumta te sferave te ndryshme, politikes, artit, shkences, kultures, muzikes dhe biznesit.

Ne nje konference me pjesemarrje te gjere te personaliteteve vendase dhe te huaja te mbajtur ne Korce dhe ambasadoreve te paqes boterore, per nje jave rresht aktivitetet e iniciuara nga federata e paqes globale jane permbyllur me nje konference me tematiken drejt nje lidershipi dhe qeverisjeje te mire per paqen dhe zhvillimin e qendrueshem ne Shqiperi dhe Ballkan ku kane referuar personalitete te njohura ne dy temat e kumtesave.

Personalitete te huaja, ish-ministra, doktore shkencash, rektore univeristetesh, shkencetare kane ardhur nga shtete te ndryshme te botes per tu bere pjese e ketij aktiviteti masiv mbi paqen ne bote.

Nga ana e ambasadoreve shqiptare kane referuar ish-presidenti i Republikes Alfred Mosiu dhe ish-rektori Shezai Rokaj, ndersa fjala pershendetese i ka takuar presidentit europian Jong Con Song.

Lista e ambasadoreve te paqes eshte shtuar me 52 personalitete te reja, mes te cileve emra te njohur, ndersa aktiviteti ka vijuar me prerjen e Tortes se Paqes ne nje nga shkollat e qytetit dhe mbjelljen e pemeve.

Festivali i paqes globale eshte mbyllur me nje marshim masiv ne bulevardet kryesore te qytetit juglindor qe ka qene per te dyten here mikpritesi i ambasadoreve te huaj dhe vendas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›