E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, asgjesohet droga e kapur

Nje urdher i Gjykates se Krimeve te Renda ka cuar ne ekzekutimin me djegie te 1346 kilograme mariuhane e cila eshte kapur gjate aksioneve qe Drejtoria e Policise se Qarkut Gjirokaster ka zhvilluar nga viti 2005 deri ne 2007-en.

Kjo lende narkotike ishte e sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe ruhej ne ambjentet e Drejtorise se Policise se Gjirokaster.

Udheri doli pasi ceshtjet qe lidheshin me kete sasi droge kane marre vendim te formes se prere. Asgjesimi eshte bere ne prani te mediave dhe prokuroreve.

Bashke me heroinen eshte djegur edhe nje sasi prej 18 kilograme heroine.

Kjo sasi lende narkotike eshte sekuestruar nga Drejtoria e Policise Gjirokaster ne disa prej aksioneve te zhvilluara gjate viteve 2005 deri ne 2007-en.

16 persona jane denuar tashme nga gjykata me 122 vjet burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›