E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, perkujtohet festa e clirimit

Bashkia e Durresit ka perkujtuar sot me nje ceremoni simbolike pervjetorin e clirimit te qytetit.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryetari i Bashkisë Vangjush Dako, veteranë të luftës dhe të afërm të dëshmorëve, përfaqësues të organeve të tjera të pushtetit vendor, përfaqësues të forcave politike, të komuniteteve fetare.

Kryebashkiaku Dako ne fjalen e mbajtur para te pranishmeve kujtoi faktin se rezistenca e pare kunder fashisteve ka nisur ne qytetin e Durresit me 7 prill te vitit 1939 me luften kunder pushtimit italian.

"Sot pas 64 -vjetësh në përkujtim të kësaj dite historike të 14 nëntorit me krenari të ligjshme shprehim respektin dhe mirënjohjen për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit", perfundoi fajen e tij kryebashkiaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›