Durrës, plagosen dy adoleshentë

Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Shijak-Sukth, kur automjeti tip Golf me targa DR 9487 E është përplasur me motoçikletën pa targa, që drejtohej nga 14-vjeçari R. Shahini, banues në Sukth.
Bashkë me 14-vjeçarin Shahini udhëtonte edhe bashkëmoshatari i tij J. A., shtuan burimet, sipas të cilave mungesa e kaskës mbrojtëse i ka dëmtuar të dy adoleshentët, që ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit.
Drejtuesi i autoveturës Kujtim Keçi, 62 vjeç, nga Sukthi, është arrestuar dhe do të përgjigjet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. /Start/
2011-09-09 13:26