E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e BB vizitë në Shqipëri

Qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë të vlerësojë progresin e programit të Bankës Botërore në Shqipëri, si dhe të marrë pjesë në konferencën “Drejt një qeverisjeje më të mirë” që do të mbahet në 13 shtator. 

Gjatë vizitës së saj znj. Jane Armitage do të zhvillojë takime me kryeministrin SH.T.Z. Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, kreun e opozitës z. Edi Rama, dhe përfaqësuesin e zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ajo do të vizitojë gjithashtu edhe disa projekte të financuara nga Banka Botërore.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore znj. Jane Armitage do të ketë një konferencë për shtyp. /Start/

                                                                                             2011-09-09 14:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›