Gjallica i “dorëzohet” flakëve

Lartësia e madhe e malit e bën të pamundur ndërhyrjen nga forcat e ushtrisë e aq më pak nga forcat zjarrfikëse.
"Largësia e madhe nga qendrat e banuara dhe nga rrugët automobilistike e ka vështirësuar ndjeshëm punën për vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit, e cila vazhdon pas ndërprerje të djegë masivin pyjor të malit të Gjalicës”, thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Deri tani zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe prej mbi 3 ha pyje, ndërsa rrezikon të shtrihet edhe më shume majës së malit të Gjallicës. Gjatë kësaj vere, zjarret në rrethin e Kukësit kanë shkatërruar 16 ha pyje. /S.Ll/Start/
2011-09-09 14:20