E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambeta Toromani kthehet ne skenen e teatrit Hadrianopolis

GJIROKASTER- Balerina e njohur shqiptare Anbeta Toromani, e njohur si një nga balerinat më të spikatura në Itali, ka patur një sukses të shtunën në mbrëmjë teksa interpretonte pjesë koreografike në skenën e Teatrit antik të Hadrianopolis të Sofratikë, një teatër i cili daton shekullin III pas Krishtit, rreth 14 km larg Gjirokastrës.
Kur dielli ishte në perëndim artistitja shqiptare e shoqëruar nga balerinët italianë, Alessandro Macaria, Marta Marcelli dhe Jonatan De Luis Mazagatos, ka intepretuar kryeveprat koreografike “La lacrimosa”, “Madama Butterfly”, “Cliss”, “Hombes en falda” etj.

“është një kënaqësi e madhe që në skenën e lashtë të Hadrianopolis, të intepretoj për herë të parë pas kaq vitesh për artëdashësit shqiptarë ”, tha Toromani.
Ajo tha se ishte e etur të “rrëmbente” duartrokitjet e publikut gjirokastrit. Aktiviteti u organizua në mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportëve (MTKRS) dhe Ministrisë së Jashtme Italiane.

Arkeologu italianë Roberto Pena, i cili prej pesë vjetësh ka nisur bashkëpunimin me Institutin e Arkeologjisë të Tiranë, tha se ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Archadrin”, ku veç gërmimeve arkeologjike, studimeve dhe rasturimeve, një vend të rëndësishëm ka edhe rijetëzimi i një monumenti.
(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›