Tepelenë, makina bie në greminë, 1 i vdekur

Një tjetër aksident me vdekje u shënua mbrëmjen e djeshme duke e çuar në 7 numrin e viktimave në rrugë në harkun e pak orëve.
Aksidenti u shënua në aksin, Gjirokastër-Tepelenë, ku një makinë me targa Tiranë TR 0881 T doli nga rruga duke rënë nga një lartësi prej 30 metrash. Si pasojë të aksidentit, ka humbur jetën 26-vjeçari Denis Lamka që udhëtonte si pasagjer ndërsa ka mbetur i plagosur 23-vjeçari Arnaldo Guma i cili drejtonte mjetin.
Ndërkaq, pas marrjes së njoftimit policia lokale shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për dokumentimin e ngjarjes. Nga të dhënat e para shkak për aksidentin është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit
Më parë një aksident tragjik u shënua në rrethin e Skraparit, ku një makinë përfundoi në humnerë dhe për pasojë gjetën vdekjen 6 të rinj.