E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapar, makina del nga rruga, plagosen 4 persona

Përgjaken rrugët kombëtare ku brenda 24 orëve të fundit si pasojë e tre aksidenteve kanë mbetur të vdekur 7 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë.
 

Pas dy aksidenteve tragjike të ndodhura mbërmjen e djeshme një tjetër aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në Skrapar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Orizaj të rrethit të Skraparit ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 4 anëtarë të të njëjtës familjeje. Të plagosurit janë shtetasit Nesize Ago, Ylli Ago, Vera Ago dhe Aurel Ago të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Çorovodës dhe sipas mjekëve ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›