E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapar, makina bie në humnerë, vdesin 6 të rinj

6 të rinj nga 21 deri në 26 vjeç humbën jetën mbrëmjen e sotme në rrethin e Skraparit gjatë një aksidenti automobilistik të cilësuar si më i rëndi i këtij sezoni veror.
 

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Grepckë, ndërsa të rinjtë udhëtonin me një makinë me targa angeleze, H 651 NRG.
 

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë rreth 70 metra.
 

Viktimat janë Fatjon Feka, 23 vjeç, Vladimir Dulellari 26 vjeç, Xhulio Allko 19 vjeç, Eni Guri 21 vjeç, Edison Çuko 26 vjeç dhe Drilon Guri.

Mësohet se makina është bllokuar në shkëmbinj dhe forcat speciale të RENEA-s janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka edhe banorë të shumtë të zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›