Durrës, plagoset 40-vjeçari, në kërkim autorët
Një 40-vjeçar pronar i një lokali është plagosur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në Durrës ku 40-vjeçari Skënder Tare është plagosur me armë në këmbë nga persona ende të paidentifikuar. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Ende nuk dihen motivet e plagosjes së 40-vjeçarit por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.