Zgjedhjet, Presidenti Sejdiu mesazh urimi Berishës
''Në emër të popullit dhe të institucioneve të Kosovës, Ju përgëzoj për fitoren e 28 qershorit në të cilën 'Koalicioni për Ndryshim' mori përkrahjen e qytetarëve” thuhet në letrën e Sejdiut, dërguar kryeministrit Berisha.
PRISHTINË- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka uruar kryeministrin berisha për rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. 'Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju përgëzoj për fitoren e 28 qershorit në të cilën 'Koalicioni për Ndryshim' mori përkrahjen e qytetarëve të Shqipërisë për të qeverisur vendin tuaj në mandatin e ardhshëm'', thuhet në letrën e presidentit Sejdiu.
Ndër, të tjera, Sejdiu ka siguruar Berishën se shteti i Kosovës do të të punojë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.
''Besoj se Shqipëria, pas anëtarësimit në NATO, në një kohë fare të shkurtër, do të përmbushë kriteret për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian duke realizuar kështu një nga dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha të kombit shqiptar” thekson presidenti kosovar.
(e.n/BalkanWeb)