PS: Nuk njohim zgjedhjet pa mandatin e 9 në Fier
Pas vendimit të KQZ-së për qarkun e Fierit, PS thekson edhe njëherë se “grabitja e mandatit të nëntë në Fier është baraz me mosnjohjen e zgjedhjeve”. PS deklaron se do ti shkojë deri në fund hetimit për zgjedhjet.
TIRANE- “KQZ po luan me votat e shqiptarëve”, ky është reagimi që vjen nga selia rozë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për qarkun e Fierit. Partia Socialiste i bën thirrje Berishës dhe Metës të heqin dorë nga mandati i nëntë në Fier.
“Partia Socialiste rinënvizon me forcë se grabitja e mandatit të nëntë në Fier është baraz me mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana jonë. PS nuk ka fituar të drejtën për të qeverisur vendin, po ka marrë detyrën për të mos lejuar që vendi të qeveriset padrejtësisht. ” theksoi zëdhënësja e selisë rozë, në një komunikim me mediat.
Imeraj deklaroi se PS do ti shkojë deri në fund hetimit për zgjedhjet e 28 qershorit duke theksuar se Ilir Meta u bashkua me PD për të grabitur mandatin e 9 të Partisë Socialiste.
“Ilir Meta u bashkua me Sali Berishën për të grabitur mandatin e nëntë të Partisë Socialiste dhe për t'i dhënë jetë një qeverie që si asnjëherë në këto 18 vjet është mishërimi i aleancës së interesave ekonomike të familjeve e të oborreve të dy zotërinjve që për t'i shpëtuar falimentimit reciprok politik e kthyen qeverinë e vendit në një ndërmarrje të përbashkët me qëllim fitimi” theksoi Imeraj.
(e.n/BalkanWeb)