E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e lokalit, kundërshton pronari: Kam dokumenta

Inspektorati i Ndërtimit ka vendosur të shembë një lokal afër spitaleve, i vendosur në katin e parë të një pallati. Ndërtimoret, deklarojnë se ky lokal nuk disponon hipotekë, pronari deklaron se disponon dokumentat e rregullta. 

TIRANE- Inspektorati i Ndërtimit ka marrë vendimin për të shembur një lokal pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i vendosur në katin e parë të një pallati. Ky vendim ka ngjallur kundërshtimin e ashpër të pronarit, i cili deklaron se e ka blerë lokalin me shtëpinë në të njëjtin pallat me dokumenta të ligjshme. Qytetari Myslym Vata pretendon se ndërhyrja e ndërtimorëve është e paligjshme dhe se ata janë shtyrë nga pronari i pallatit, të cilit i janë blerë të dy objektet për shkak të konkurencës që i bëhet lokalit të tij.
Pronari i është drejtuar televizionit “News24” dhe ka kërkuar ndihmë. Ai kundërshton vendimin, duke pretenduar se e ka blerë së bashku me shtëpinë në këtë pallat me dokumenta të rregullta. Ndërkohë ndërtimorët deklarojnë se lokali nuk është hipotekuar dhe kanë lënë tre dit afat qytetarit Myslym Vata më pas përfaqësuesit e Inspektoratit deklarojnë se do të ekzekutojnë shembjen e lokalit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›