Durrës, plagoset me armë në plazh 24-vjeçari

Një plagosje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.
Një 24-vjeçar me inicialet A.N është qëlluar me armë në një prej hoteleve të plazhit nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Nuk dihen shkaqet e plagosjes së 24-vjeçarit por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.