Lezhë, 5 vjet burg në total për komisionerët e Dajçit

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vjet burg në total, 8 komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Dragushë, Komuna Dajç në Lezhë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe deformim të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.
Vendimi i formës së prerë është dhënë sot nga Gjykata e Lezhës pas 9 seancave gjyqwsore. Trupi gjykues ka dënuar me 8 muaj burg, 7 nga komisionerët ndërsa njëri prej tyre është dënuar me 4 muaj burg.
Më herët Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg dhe 2.4 milionë lekë gjobë për 8 komisionerët e Dajçit pasi sipas saj ata kanë falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit.
Denoncimi ndaj tyre e bëri kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç përballë kandidatit të djathtë Gjergj Doçi.
8 Komisionerët
Lulzim Paloka, kryetar i QV (PD)
Ndoc Marku, nënkryetar i QV (PS)
Mark Kola, anëtar i QV (PS)
Zef Gjoni, anëtar i QV (PBDNJ)
Pjetër Marku, anëtar i QV (LSI)
Pal Prendi, anëtar i QV (PD)
Gentian Kovaçi, anëtar i QV (PD)
Gent Marku, anëtar i QV (PS) .