E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset me armë zjarri 36-vjecari me precedentë penal

DURRËS- Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ngajrja ka ndodhur në lagjen Kodër Arapaj, ku 36-vjecari Indrit Dule është qëlluar vetëm pak metra larg banesës së tij me dy plumba në kraharor.

Nga hetimet e para të policisë dyshohet se bëhet fjalë për një atentat, pasi Dule njihej si person me precedente penal.

3 vite më parë Dule është arrestuar nga policia me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë”, ku së bashku me dy persona të tjerë kanë tentuar të vrasin një efektiv policie.

Gjithashtu Dule është dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë të personave të tjerë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është çuar në spital nga i babai i tij, ku ky i fundit është marrë në pyetje nga forca të policisë.

36-vjeçari ndodhet në reanimacion në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkaq, policia po heton në pistat e një hakmarrjeje të mundshme dhe larjes se hesapeve.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona si dhe ka ngritur postoblloqe në rrugë kryesore dhe dytesorë, për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›