SHBA: Zgjidhja për emrin e Maqedonisë, do zgjasë
Sipas agjencisë “INA”, Volers është shprehur se ky problem nuk zgjidhet me takime publike, por me përparime nëpërmjet bisedimeve të fshehta prapa dyerve të mbyllura. "Nuk besoj se zgjidhja do të ndodhë shpejt. Kjo është diçka për të cilën duhet të punohet. Ai shpalosi qëndrimin e tij. Por, e tërë ajo që ndodhë lidhur me kontestin e emrit nuk bëhet përmes deklaratave publike, por përmes shumë situatave private", theksoi ambasadori amerikan, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë rreth kësaj çështje dhe se do të jap ndihmën e tyre. Ambasadori amerikan sot qëndrimet mbi procesin e emrit i kërkoi edhe nga dy liderët e partive opozitare, Branko Cërvenkovskit të LSDM dhe Menduh Thaçit të PDSH-së. Ai ka zhvilluar takime të ndara me dy liderët e partive opozitare.