E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogozhine, vret te fejuarën dhe veten

27 vjecari e ka qëlluar atë me plumb ne koke dhe pas disa minutash ne kushtet e tronditjes psikike, është vetëqëlluar po ne koke me te njëjtën arme, duke i dhënë fund jetës. Ngjarja e rende ndodhi paraditen e te hënës, ne banesën e vajzës ne lagjen “Çete” te Rrogozhinës. Mësohet se ata janë gjetur te vrare nga nena e vajzës, e cila dy dite me pare kishte ardhur nga Italia për te ndihmuar ne zgjidhjen e konflikteve mes çiftit. Te afërm te familjes tregojnë se grindjet mes tyre për motive xhelozie ishin shtuar shume kohet e fundit, sidomos qe kur ishte mësuar lajmi për shtatzëninë e 22-vjeçares. Dy te rinjtë ishin fejuar para shtate muajsh. Gjate kësaj kohe vajza kishte jetuar tek familja e te fejuarit ne Durrës, pasi prindërit e saj janë emigrante ne Itali. 27 vjecari ishte dënuar ne vitin 2008 për prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›