Vuante nga diabeti, dërron jetë aktori Vasillaq Vangjeli
TIRANE- Aktori i njohur i hu morit Vasillaq Vangjeli ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare mbrëmë në spitalin Ushtarak pasi vuante nga sëmundja e diabetit.
Ka 45 vjet në skenë. Me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës.
Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues.
Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa ngacilësitë e Vasillaqit.
(e.m/GSH/BalkanWeb)