Toka drejt falimentimit, vjen “Overshoot Day”
Sot, në datë 27 shtator planeti hyn në minus. 27-a është “Overshoot Day”. Nuk jemi ende në falimentim ekologjik, por kërcënimi i falimentimit është konkret dhe do të kushtonte më tepër se rënia e Greqisë. Kemi konsumuar të gjitha burimet e rinovueshme që toka ka në dispozicion dhe për të mbijetuar do të na duhet të hymë në borxh, domethënë të përdorim pasurin që nuk na përket.
Duhet të presim pyjet që shërbejnë për ngadalësimin e kaosit klimatik, ti vjedhim peshq të tjerë një deti që varfërohet vit pas viti, të përdorim ujin nga burimet fosile që nuk rimbushen më, të përdorim energjinë fosile duke turbulluar ekuilibrin e atmosferës, të fshimë lëndinat për ti betonuar.
Duke vazhduar kështu, me një popullsi që po arrin 7 miliardët dhe konsumet në rritje të vazhdueshme, brenda gjysmës së shekullit borxhi jonë do të kaloj 100% të GDP-së ambientale: Për të barazuar llogarit duhet të kemi në dispozicion një planet tjetër. Llogarit janë bërë nga “Global Footprint Network”, rrjeti që llogarit biokapacitetin global dhe e krahason me gjurmë ekologjike, domethënë me sasinë e burimeve dhe shërbimeve të kërkuara nga qeniet njerëzore.
“Sot nxjerrim dhe përdorim rreth 60 miliard ton lëndë të parë në vit: 50% më tepër se 30 vjet më parë”, thotë Gianfranco Bologna, drejtor shkencor i Wwf. “Është sikur të vinim në qarkullim cdo vit 40 miliard automjete që për tu parkuar do të kukonin një hapësirë me përmasat e Italisë dhe Austrisë bashkë. Cdo qenie njerëzore përdor mesatarisht 8 milion ton burime natyrore në vit, 22 kilogram në ditë. Nëse përfshihen edhe materialet e nxjerra dhe të papërdorura, llogaria rritet në 40 kile për person në ditë.
Nëse dy faktor kanë pesha negative (rritja e popullsisë dhe rritja e konsumit për person) është një që luan një rol pozitiv: Përmirësimi i teknologjisë që lejon të bëhet më tepër me më pak. Por deri tani ky zë nuk ka qenë në gjendje të balancoj presionin e përbashkët të rritjes demografike dhe konsumeve.
“Të presosh në përmirësimin teknologjik është e nevojshme në vecanti eficenca energjetike e burimeve të rinovueshme, që do të luajnë një rol fondamental”, tha Roberto Brambilla, i rrjetit Lilliput. “Por nuk mund të mendojmë ta fitojmë këtë betejë pa ndërhyrë në stilet e jetesës. Të marrësh autobusin në vend të makinës të paktën dy herë në javë, të ulësh konsumin e mishit, të zëvendësosh spostimet materiale me spostimet e informacioneve në rrjet janë të gjitha mënyra për të përmirësuar jetën tonë duke lehtësuar impaktin ambiental”.
“Nëse limitimi i burimeve forcohet më tepër, do të jetë sikur të ngjitësh një shkallë të lëvizshme që zbret”, përfundon Mathis Wackernagel, studiuesi që përbën pikën e referimit për studimet e tjera mbi gjurmën biologjike. “Duhet të përfitojmë nga kjo krizë e thellë ekonomike për ta rindërtuar në mënyrë më të shëndetshme dhe afatgjatë. Një rikuperim afatgjatë që do të ketë sukses vetëm nëse ndodhë njëkohësisht edhe një ulje sistematike e dipendencës sonë nga burimet që janë të limituara”.
(a.h/BalkanWeb)