E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malësi e Madhe, babai vret djalin pse prishi fejesën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malësinë e Madhe. Mesditën e sotme, babai ka vrarë me armë zjarri, djalin e tij. Krimi brenda familjes goditi sërish veriun e vendit. 27- vjeçari Edmond Lulaj ka mbetur viktimë e kësaj ngjarje të rëndë, kur i ati i tij Marash Lulaj e ka qëlluar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në fshatin Stërbeq të komunës Qendër në Malësinë e Madhe. Vrasja ka ardhur pasi viktima kishte pak kohe qe ishte kthyer nga Greqia ku punonte si emigrant. Pas kthimit te tij, ai kishte prishur fejesen e tij, veprim ky qe kishte ndezur prej kohesh debatin mes tyre.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka vënë në pranga shtetasin Marash Lulajn, i cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçarit.

Anila Dushi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›