Tjetër krim i rëndë në familje, babai vret djalin në Malësi të Madhe
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malësinë e Madhe mesditën e sotme, ku babai ka vrarë me armë zjarri, djalin e tij.
27-vjeçari Edmond Lulaj ka mbetur viktimë e kësaj ngjarje të rëndë, kur i ati i tij Marash Lulaj e ka goditur për vdekje.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka vënë në pranga shtetasin Marash Lulajn, i cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçarit. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.