E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset me thikë 24-vjeçari, në kërkim autorët

Një 24-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orën 01:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar ku 24-vjeçari J.Guza është qëlluar me thikë pas një sherri banal me disa të rinj.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›